Read & Study the Bible Online - Bible Portal
Fyodor Dostoevsky
Jam njeri i semure... Jam edhe tip keqdashesi. Nuk bej pjese, nderkohe, ne simpatiket. Me duket se vuaj nga melçia, ndonese vete une gje prej gjeje nuk kuptoj nga semundjet, as qe e di me saktesi ç'me dhemb. Nuk kurohem e as jam kuruar ndonjehere, pavaresisht nga respekti qe kam per mjekesine (se i shkolluar une jam, por edhe bestyd jam). Me ka hipur ne kole, nuk dua te kurohem nga inati. Ju kete kushedi as edhe e kuptoni, kurse une e kuptoj, ndonese s'jam ne gjendje t'ua shpjegoj se kujt i bej dem me kete inat timin. E di fort mire, qe as mjekeve e askujt tjeter nuk i behet vone qe jam tip inatçori, e as vete per veten nuk e çaj koken, ndonese fort mire e di qe inati eshte dem i kokes. Ngado qe ta sjellesh e kam mbushur mendjen, e kam bere top: nuk dua qe nuk dua te kurohem. Me dhemb kjo e shkrete melçi, le te dhembe, nuk paska plasur!
6 likes
Fyodor Dostoevsky
Se une jo vetem nuk isha nopran e nurzi, por as i lig e as keqdashes nuk isha, ama edhe ndonje hiç nuk ehste se isha. Ja ku po jua them se nuk kam qene as i lig e as i poshter, po as i ndershem, nuk kam qene hero, por edhe shterpi nuk kam qene. Ne keto çaste dergjem ne qoshen time dhe vetem ndersej veten, vetem shtirem sikur kam qene njeri i keq, se, sipas meje, nje njeri qe e ka plot koken, s'ka si ben marrezi si ato te miat, vetem budalli sillet asisoj.
6 likes

Grupo de marcas