Read & Study the Bible Online - Bible Portal
Fyodor Dostoevsky
Naten s'kisha gjume, me mbyste pendimi, kot thone qe pendimi te lehteson.
20 likes
Fyodor Dostoevsky
Po ç'pune ke ti, mor zoteri, me çizmet e mia te shqyera dhe me berrylat e mi te grisur?
12 likes
Fyodor Dostoevsky
Lere pastaj qe ka dhe jo pak pasunare qe s'i pelqen te degjojne ankimet me ze te larte te varfanjakeve. Se, sigurisht, i shqetesojne, i bezdisin me ankesat pa fund. Po, moj shpirt, varferia kurdohere e bezdisshme eshte. Ja ç'eshte, Varenjka. Renkimet e te uriturve, klithmat e zemerplasurve u prishin gjumin ca zoterinjve.
12 likes
Fyodor Dostoevsky
E po, mirupafshim! Po me mbyt trishtimi, nga merzia. Seç kam nje brenge ne shpirt, Makar Aleksejeviç. As vete s'e di arsyen. E tille dite paska qene. Mirupafshim!
11 likes
Fyodor Dostoevsky
Kushdo qofte, edhe njeriu i vogel, nga ata qe nuk e turbullojne ujin, qe askujt s'i bien me qafe, qe rrojne me friken e perendise, por edhe me friken per veten, shkojne me mendjen te mos ngacmojne njeri se keshtu as ate vete nuk do ta ngacmojne, do ta lene te qete ne hallet e tij, nuk deshiron qe te tjeret te futin hundet ne jeten e perditshme qe ben, nuk ia ka enda te flasin ne e ka te ri apo te vjeter jelekun, ne i ka te reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka enda te marrin vesh te tjeret ç'eshte duke ngrene, çfare po shkruan?... E ç'te keqe paska, moj zemer, qe une, kur shoh xhadene te prishur, eci ne maje te gishtave, shkel me kujdes per te ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar per tjetrin qe ndonjehere nuk ka para as per te pire nje gote çaj? Sikur qenka e thene dhe e vulosur qe njerezit, te gjithe sa jane, patjeter duhet te pine çaj. Po pse e udhes qenka te shohesh ne gojen e tjetrit per te ditur ç'cope eshte duke pertypur? A fyhet njeriu keshtu? Jo, shpirti im! Perse u dashka fyer tjetri kur ai s'te ngacmon?
8 likes
Fyodor Dostoevsky
Duhet te qendrojne larg njeri-tjetri si fatkeqet ashtu dhe te varferit, keshtu nuk do te rendoheshin nga njeri-tjetri. Ju shkaktova aq shume fatkeqesi, qe s'i kishit patur kurre me pare ne jeten modeste te vetmitarit. Kjo me brengos, ma derrmon shpirtin.
6 likes
Fyodor Dostoevsky
Eshte e mire letersia, Varenjka, shume e mire eshte. U binda diten e trete te vizitave. Gje me peshe. Ua forcon zemren njerezve, u meson si te jetojne. C'nuk thuhet ne ato shkrime.
5 likes

Group of Brands