Read & Study the Bible Online - Bible Portal
Fyodor Dostoevsky
Lere pastaj qe ka dhe jo pak pasunare qe s'i pelqen te degjojne ankimet me ze te larte te varfanjakeve. Se, sigurisht, i shqetesojne, i bezdisin me ankesat pa fund. Po, moj shpirt, varferia kurdohere e bezdisshme eshte. Ja ç'eshte, Varenjka. Renkimet e te uriturve, klithmat e zemerplasurve u prishin gjumin ca zoterinjve.
12 likes
Fyodor Dostoevsky
Jam njeri i semure... Jam edhe tip keqdashesi. Nuk bej pjese, nderkohe, ne simpatiket. Me duket se vuaj nga melçia, ndonese vete une gje prej gjeje nuk kuptoj nga semundjet, as qe e di me saktesi ç'me dhemb. Nuk kurohem e as jam kuruar ndonjehere, pavaresisht nga respekti qe kam per mjekesine (se i shkolluar une jam, por edhe bestyd jam). Me ka hipur ne kole, nuk dua te kurohem nga inati. Ju kete kushedi as edhe e kuptoni, kurse une e kuptoj, ndonese s'jam ne gjendje t'ua shpjegoj se kujt i bej dem me kete inat timin. E di fort mire, qe as mjekeve e askujt tjeter nuk i behet vone qe jam tip inatçori, e as vete per veten nuk e çaj koken, ndonese fort mire e di qe inati eshte dem i kokes. Ngado qe ta sjellesh e kam mbushur mendjen, e kam bere top: nuk dua qe nuk dua te kurohem. Me dhemb kjo e shkrete melçi, le te dhembe, nuk paska plasur!
6 likes

Group of Brands